“Jam shëruar, këtë popullaritet dua t’ia dedikoj me gjithë zemër, të gjithë kolegëve të mi. Më përkufizuan si heroinë, por heronjtë e vërtetë janë të tjerë, të gjithë pacientët që ia dolën dhe që do ia dalin. Atyre ju uroj që të tregojnë më pas eksperiencën e tyre”.
Janë këto fjalët e Elena, një infermiereje italiane e cila rezultoi më tej pozitive ndaj koronavirusit.
Fotografia e saj u kthye në simbol, pasi e zuri gjumi pas një turni rraskapitës mbi tavolinë, duke u bërë simbol i betejës së bluzave të bardha.
Mesazhi i saj për kolegët dhe të prekurit u dha gjatë një konference për shtyp nga rajoni më i goditur, ai i Lombardisë.
“Sot i kthehem jetës time të përditshme, më e fortë dhe luftëtare se më parë, me moton se çdo gjë do shkojë mirë”, përmbylli fjalën e saj Elena.
Numri total i të infektuarve në Itali ka shkuar në 119827 persona, ndërsa i viktimave në 14681. /a.y/noa.al