Transmetuar më 04-04-2020, 14:13

Pas kthimit nga Amerika, këngëtari i njohur kosovar Robert Berisha qëndroi 14 ditë në izolim, si rrjedhojë e masës së ndërmarrë ndaj përhapjes së koronavirusit. Ai u vendos në Qëndrën e Studentëve në Prishtinë.

Ditën e djeshme, Berisha iu nënshtrua testit për COVID-19, ndërsa ditën e sotme përmes një postimi në rrjetet sociale, bëri me dije rezultatin, ku rezultoi negativ.

Në Instastory, këngëtari publikoi statusin e ish-deputetit Berat Buzhala, i cili shkruante se këngëtari duhet të qëndrojë në karantinë, ndërsa bashkangjitur Roberti shkruan: O Berat o vlla. Pse nuk tregojshe më herët, sot dola negative dhe jam në shtëpi.