Transmetuar më 04-04-2020, 16:11

Situata që po përjeton mbarë bota ka sjellë mjaft probleme në jetën e përditshme të familjeve amerikane. Në një kohë kur popullsisë në këtë vend i është bërë thirrje që të qëndrojë në shtëpi, familje të përziera kanë filluar të gjejnë zgjidhje për bashkëprindërim.

A do të ishte më mirë që fëmijët të shkonin sa nga një shtëpi në tjetrën apo mos vallë prindërit do të duhej të linin mënjanë ndasitë personale dhe të kalonin kohë së bashku?

Xhordan Fish (Jordan Fisch), gruaja e tij Laura bashkë me ish gruan e Xhordanit, Denisa dhe ish burrit të Laurës, Dan Basiçis (Dan Bassichis) dhanë një intervistë për rrjetin amerikan të lajmeve, ABC News për të folur për zgjidhjen që i dhanë distancimit social dhe bashkë prindërimit në një shtëpi të përbashkët të marrë me qira.

Ata vendosën që të shpërnguleshin nën një çati gjatë kohëzgjatjes së situatës që po jetojmë. Sipas tyre, kjo gjë i ka afruar akoma më shumë.

“Kur ndahesh, shumë persona të thonë se duhet të veprosh në të mirë të fëmijëve dhe ne pikërisht kështu bëmë; vendosëm se çfarë ishte në të mirë të fëmijëve tanë”, thotë Denisa, e cila ka vendosur që të jetojë nën një çati bashkë me burrin e saj, ish burrin dhe gruan e tij dhe fëmijët në mënyrë që të shmangnin sa më shumë kontaktet me jashtë.

“Ne po e marrim këtë gjë shumë seriozisht. Po tregohemi të kujdesshëm dhe kemi shumë kohë që nuk jemi larguar nga shtëpia”, shton ajo. /e.i/noa.al/