Transmetuar më 04-04-2020, 18:01

Ky është horoskopi për ditën e diel 5 prill 2020 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv nga Noa.al i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.

Dashi

E diela do të jetë nën ritmin e duhur, ku duhet të tregoni kujdes në dashuri, veçanërisht nëse keni një histori paralele. Në punë do të ketë momente nervozizmi si dhe debate me dikë, ndaj kujdes.

Demi

Ju pret një ditë emocionuese në sajë të ndikimit pozitiv të Hënës. Do të përjetoni emocione të veçanta sidomos me të lindurit e shenjës së gaforres dhe peshqve. Në punë mund të merrni një konfirmim të mirë si dhe do arrini që të zgjidhni një problem që ju mundon.

Binjakët

E diela do të jetë mjaft e favorshme në dashuri, edhe pse mund të ketë ndonjë luhatje, e ardhmja premton përmirësime. Mos mendoni shumë për të kaluarën. Në punë, ju pret një ditë premtuese.

Gaforrja

Do të ndiheni të gjallë dhe plotë me energji. Historitë e reja të dashurisë do të nisin mirë dhe do të premtojnë për të ardhmen. Në punë duhet të jeni shumë pozitiv dhe të keni frymëzim.

Luani

Ju pret një ditë e komplikuar në dashuri, ku do ju duhet që të bëni një zgjedhje të vështirë. Në punë, mundohuni që të mos inatoseni nëse ka vonesa apo gjërat nuk shkojnë siç ju dëshironi. Mundohuni që të mos humbni durimin.

Virgjëresha

Kjo është një periudhë e bukur për dashurinë dhe kush nuk e ka, duhet ta kërkojë, duke harruar të kaluarën. Në punë, mundohuni që të rigjeni qetësinë dhe të bëni projekte për të ardhmen.

Peshorja

Kjo është një periudhë reflektimi për dashurinë dhe ndjenjat, ku do të keni mundësi që të bëni projekte për të ardhmen. Në punë duhet kujdes, sidomos nëse bëhet fjalë për para.

Akrepi

Ju pret një e diel nën ritmin e duhur në dashuri, ku do të ndihet një lodhje e madhe dhe do të ndiheni të mbushur me dyshime, shkruan noa.al. Në punë janë mjaft të favorizuara profesionet e lira.

Shigjetari

Në këtë ditë do të lindi një emocion i bukur dhe do të përballeni me një mundësi të cilën duhet ta kapni fluturimthi. Ndërsa në punë, do të ketë një fazë rikuperimi.

Bricjapi

Venusi do të jetë në anën tuaj në dashuri, por Hëna do të ketë ndikim të kundërt dhe do ju bëj të pavendosur. Edhe pse mund të jeni tërheqës, ka diçka që nuk shkon. Në punë, mundohuni që të mbani nën kontroll humorin.

Ujori

Tregohuni të matur me fjalët, pasi mund të thoni diçka më shumë. Megjithatë jeni në një fazë pozitive, ku do keni mundësi për bashkëpunime premtuese.

Peshqit

Do të ketë mundësi të mira rikuperimi, ndaj hapave të gabuara në dashuri. Po ashtu do të mund të zgjidhni një krizë kalimtare, pasi kjo është një periudhë e mirë për ndjenjat. Në punë, mundohuni që të dilni në pah. /a.y/noa.al