Transmetuar më 04-04-2020, 20:05

Një veteran amerikan i Luftës së Dytë Botërore, 104 vjeç, është shëruar pasi rezultoi i prekur nga Covid-19.

Bëhet fjalë për William Lapschies, nga Oregon, SHBA, i cili rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit në 11 mars.

Simptomat e tij ishin të lehta dhe të mërkurën ai u dërgua në shtëpi, ku festoi ditëlindjen e tij të 104-ët.

Dhëndri i tij Jim Brown tha se Lapschies janë një racë e fortë dhe Bill, siç e njohim miqtë dhe familjarët, arriti që ti shpëtojë gripit spanjoll dhe depresionit të madh dhe tani edhe koronavirusit.

Edhe në Itali, javën e kaluar u shërua një grua 102 vjeçe nga Covid-19. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE