Transmetuar më 05-04-2020, 16:26

Konfirmohen 2 të vdekur nga koronavirusi gjatë ditës së sotme në Maqedoninë e Veriut.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë në këtë vend, Venko Filipçe gjatë një konference për shtyp.

“Dy persona kanë ndërruar jetë sot nga koronavirusi”, tha ai.

Mësohet se viktimat janë një 63-vjeçar nga Labunishta e Strugës që ishte paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore dhe një tjetër nga Kumanova.

Ndërkaq 3 pacientë janë shëruar dhe kanë lënë spitalin, ndersa pritet të bëhen edhe 4 teste të tjera për herë të dytë dhe nëse dalin negativë do të lënë spitalin./a.k/noa.al/