Transmetuar më 05-04-2020, 20:46

Një lajm i mirë na vjen nga Italia, ku një e moshuar 104-vjeçare ka mposhtur koronavirusin.

Ada Zanusso, pacientja më e moshuar në botë, është shëruar nga koronavirusi dhe ka lënë spitalin, në qytezën Bielle.

Lajmi është përhapur me shpejtësi në mediat italiane, si shenjë e mirë e mposhtjes së pandemisë.

Ada ka lindur ne vitin 1916 dhe ka kaluar dy luftra botërore, pandeminë e gripit spanjoll dhe së fundmi edhe koronavirusin.

Ajo jetonte në një shtëpi për të moshuarit dhe në fillim të marsit pati simptomat e para.

Ditën e djeshme ka dalë nga spitali dhe ka nisur të ecë vetë.

“Një shkëmb. Buzëqeshja e saj është imazhi më i bukur i këtyre javëve. Një simbol rezistence, shprese dhe drite në ditët më të errëta”, shkruajnë mediat vendase.

104 vjeçarja ka lindur në Veneto dhe ka 4 fëmijë./a.k/noa.al/