Transmetuar më 06-04-2020, 11:00

Këngëtarja Rezarta Shkurta, prej vitesh tashmë është në një lidhje me Ermal Hoxhën, nipin e diktatorit Enver Hoxha.

Dashurinë për të e ka treguar publikisht disa herë, madje edhe kur ai u arrestua si i përfshirë në laboratorin e drogës në Xibrakë, ajo i qëndroi pranë deri në lirim.

Por në këto ditë të karantinës, Rezi ka zbuluar në Instastory për ndjekësit se si u njoh me Ermalin, babanë e vajzës së saj Hera.

“Desh u përplasëm me makinë. Po ai si nga Gjirokastra që është, që mos të paguante dëmin që bëri, më mori për nuse”, tregoi Rezarta.

Po ashtu ajo ka treguar se Ermali është djali i ëndrave, një partner shumë i kujdesshëm dhe baba i dashur dhe përkujdesur për Herën.

Rezi ka pranuar se si çdo çift edhe ata kanë ulje-ngritje, duke pohuar se në shumicën e kohës e ka fajin ajo. /a.y/noa.al