Transmetuar më 06-04-2020, 13:30

Ka diçka që duhet të dini, para se të përfshiheni në një bisedë rreth maskave të koronavirusit: njerëzit e thjeshtë nuk duhet të blejnë maska kirurgjikale N95.

Këto maska janë për personelin shëndetësor, të cilët po përballen me mungesa dhe kanë nevojë për to për të trajtuar pacientët me koronavirus.

Ju gjithashtu duhet të dini se mbulimi i fytyrës rekomandohet por nuk është i detyrueshëm.

Maskat e përgatitura në kushte shtëpie mund t’iu vijnë në ndihmë dhe më poshtë sjellim mënyrën se si mund ti përgatisni, hap pas hapi, sipas udhëzimeve të Vanderbilt University Medical Center and Froedtert & Medical College of Wisconsin, SHBA.

Ju duhet një copë pëlhurë pambuku e ngushtë, 4 shirita pëlhurë, një makinë qepëse ose gjilpërë me pe, laps shënues, gërshërë dhe hekur hekurosje.

-Prisni copën në përmasa 22 cm me 15 cm dhe vendosni dy shtresa njëra mbi tjetrën.

-Në pjesët e sipërme të copës shënoni nga një hapje, pastajtë njëjtën gjë bëni dhe në pjesën e poshtme.

-Më pas maskën hekuroseni si në figurë, ku po njëlloj ndiqni hap pas hapi.

– Krijoni një rrudhosje në të dy anët e maskës në një distancë prej 3 cm dhe qepeni në pjesën e poshtme.

-Këtë gjë përsëriteni nga të dyja anët dhe fiksojini rrudhat në anësore me hekur.

-Më pas pritni katër shirita pëlhure me përmasa 5 cm gjerësi dhe 40 cm gjatësi. Paloseni më dysh copën dhe qepeni.

-Hekurosini shiritat dhe qepini në të katër cepat e maskës. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE