Transmetuar më 06-04-2020, 20:20

Basisti i grupit të famshëm Duran Duran ka rrëfyer se rezultoi pozitiv ndaj koronavirusit para tre javësh, por tashmë është shëruar. John Tayler nuk pati të njëjtat shenja me personat e tjerë që janë infektuar.

Në një shkrim në rrjete sociale, ai shkroi: “Ndoshta unë jam një 59-vjeçar i fuqishëm ose thjesht jam i bekuar që pata një formë të lehtë të Covid-19. Pas një jave që përjetova atë që do e quaj ‘Grip me ngarkesë turbo”, dola dhe ndihem mirë. Më duhet të pranoj se nuk më interesonte se sa do të qëndroja në karantinë, për aq kohë sa do të më jepte mundësinë për tu shëruar”.

John Tayler vendosi ta bënte publike për të ulur frikën që po shkakton pandemia e koronavirusit.

Në shkrimin e tij vijoi: “Zemra ime shkon për të gjithë ata që duhet të përballen me humbje dhe dhimbje. Por dua t’ju tregoj se nuk është gjithmonë një vrasës dhe në mund ta mposhtim këtë”.

Mesazhin e përfundoi duke thënë se mezi pret të rikthehet në skenë me anëtarët e grupit që të dhurojnë muzikë, dashuri dhe gëzim për të gjithë./a.m/noa.al