Transmetuar më 06-04-2020, 20:20

Ka dashuri që zgjasin vetëm një verë, të tjera që i rezistojnë çdo furtune.

Historia që duam t’iu tregojmë është ajo e Sally Gilmour, 86 vjeçe, dhe e burrit të saj, Ken Wykes, 83 vjeç: një çift gjyshërish të adhurueshëm që në shtëpinë e tyre në Penzance, në Cornwall në Angli, në karantinë, nuk kalojnë asnjë ditë pa buzëqeshur.

Sekreti? Një moment i gjithi për ata që i lidh që ditën e parë që janë njohur.

Ndërkohë që Sally i bie pianos, Keny i saj improvizon një kërcim pas shpatullave të saj, më pas këndojnë bashkë.

Një skenë që është bërë një rutinë e përditshme për ata dhe që është publikuar në rrjetet sociale nga njëra vajzë e tyre, duke tërhequr vëmëndjen e mijëra vetëve.

Një kuptim mes tyre që nuk ka nevojë për shumë fjalë dhe që quhet dashuri./a.k/noa.al/