Transmetuar më 06-04-2020, 20:54

Një fotografi e realizuar në Napoli të Italisë, ku një qytetar i dhuron një degëz ulliri një ushtari, është “duartroktiru” pasivisht nga qytetarët italianë.

Personi që shihni në foto i afrohet një ushtari që po bënte kontrollin e rrugëve për shkak të koronavirusit dhe i jep “lulen e paqes”.

“Një gjest që emocionon italianë në një situatë kaq dramatike për të gjithë”, shkruan fanpage.

Imazhi është publikuar në faqen zyrtare të Ushtrisë Italiane.

"Kjo është Italia jonë, një qytetar i Napolit këtë mëngjes i është afruar ushtarëve tanë në krye të detyrës në operacionin “rrugë të sigurta” dhe ka dhuruar një degëz ulliri. Një gjest i thjeshtë që na bashkon në këtë luftë", shkruhet në faqen zyrtare të Ushtrisë Italiane./a.k/noa.al/