Transmetuar më 07-04-2020, 16:07

Dalin për herë të parë pamje nga reparti Infektiv në QSUT ku janë të shtruar disa dhjetëra persona të infektuar nga koronavirusi, një pjesë prej të cilëve nën terapi intensive.

Video që shikoni më poshtë, tregon pamje brenda repartit të terapisë intensive dhe mjediset e tjera të pacientëve në gjendje më pak të rënduar dhe shërbimin që ata marrin nga stafi mjekësor.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 74 pacientë: Në shërbimin infektiv të QSUT, aktualisht janë 67 të shtruar. Pesë prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, situata duket më e rënduar. Atje janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. Gjashtë pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë testuar 182 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 2753 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 383 raste.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 131. /noa.al/