Transmetuar më 07-04-2020, 21:59

Ndërron jetë një person në Maqedoninë e Veriut, i cili ishte infektuar me koronavirus.

Lajmi bëhet i ditur nga Institutit për Shëndet Publik në këtë vend.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një 45-vjeçar nga Shkupi, i testuar dhe i konfirmuar pozitiv me COVID-19.

45-vjeçari, ndërroi jetë rrugës për në spitalin “8 Shtatori”.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën për shtyp pasdite informoi për pesë persona të cilët kanë ndërruar jetë, katër në Klinikën për Sëmundje Infektive (një nga Kumanova, nga Labunishta, nga Çollopeku, nga Shtipi) dhe një person ka ndërruar jetë në Kumanovë./a.k/noa.al/