Transmetuar më 07-04-2020, 22:53

Një 37-vjeçare në Itali brenda një javë humbi bashkëshortin dhe babanë nga koronavirusi.

Cristina Magni nga Bergamo në provincën e Lombardisë zona më e prekur në Itali, tregon se si i humbi dy njerëzit e saj të dashur nga virusi vdekjeprurës, bashkëshortin karabinier dhe babanë.

Rrëfimi i i saj Cristina Magni

"Në një javë kam humbur tim atë dhe bashkëshortin. Gjithçka filloi kur im atë filloi të ndihej keq. E shtruan në spital por nuk kishte vend në terapinë intensive dhe vetëm oksigjeni mund të mos mjaftonte. Shkova për ta takuar e të paktën arrita t’i thoja ‘Babi, të dua shumë’. Gjë të cilën nuk munda ta bëj me Claudion, bashkëshortin tim. Ishte keq, nuk merrte dot frymë. Mendonim se ishte vetëm grip, por situata përkeqësohej nga dita në ditë. Nga ora në orë. Kam thirrur ambulancën për herë të parë, por doktorri në telefon vendosi që nuk kishte nevojë të shtrohej në spital.

Por në mëngjes e gjeta shumë keq. Nuk merrte frymë. Thirra përsëri ambulancën dhe këtë herë erdhën për ta marrë.

Gjithçka ishte e shpejtë. Do të kisha dashur t’i thoja shumë gjëra, edhe ta qetësoja. Por përkundrazi,  në atë momentn nuk thamë asgjë, vetëm shkëmbyem një shikim. Të fundit.

Më pas një natë kaloi në arrest kardiak. Unë nuk e kam parë më Claudion.

Jetoj për vajzën time. Anna nuk donte ta besonte që heroi i saj, babi polic, nuk ishte më. Deshi që të vinte koloneli që t’ia thoshte. Kur thonë se L’ARMA është një familje, është shumë e vërtetë. Por unë do të doja të kisha përsëri familjen time"./a.k/noa.al/ Burimi: fanpage.it