Transmetuar më 08-04-2020, 00:40

Genc Kelmendi, mjek shqiptar në Shtutgart të Gjermanisë, bëri thirrje që të mos ketë panik nga koronavirusi.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e “Ditari” në A2, ai tha se “Covid-19 nuk duhet të dramatizohet”.

“Vdekshmëria nga koronavirusi është shumë e ulët. Rreth 5% sëmuren rëndë dhe vetëm 1% vdesin. Për njerëzit e shëndoshë nuk është katastrofë. Është një ftohje e zakonshme. Personat mbi 80 vjeç, që kanë sëmundje kronike, janë viktimat.

Një person mbi 80 vjeç, që nuk ka probleme shëndetësore, e kalon pa problem”, tha mjeku.