Transmetuar më 08-04-2020, 08:27

Pandemia e koronavirusit duket se po zhduket në Kinë. Ditën e djeshme nuk u raportua asnjë vdekje dhe Wuhani, vendi ku shpërtheu sëmundja ka hapur dyert për herë të parë pas izolimit prej gati tre muajsh.

Linjat hekurudhore dhe rrugore janë hapur dhe masat kufizuese për aktivitetin ekonomik dhe lëvizjen personale janë lehtësuar. Banorët e zakonshëm të Ëuhan u kanë ofruar këshilla të tjerëve për të mposhtur sëmundjen, ndonëse ka reagime se shifrat e vërteta nuk janë publikuar nga autoritetet zyrtare.

Ndërkohë, kryeministri britanik Boris Johnson ka kaluar natën e dytë në trajtim intensiv për shkak të sëmundjes së koronavirusit.

Nga përditësimet e orëve të fundit të së martës, gjendja e tij shëndetësore ishte e qëndrueshme, ndërkohë që monitorohet vazhdimisht nga mjekët.

Britania nuk ka vendosur ende që të lehtësojë masat kufizuese pasi numrat e viktimave dhe të të infektuarve po rriten çdo ditë./a.m/noa.al