Transmetuar më 08-04-2020, 08:44

Administrata e Donald Trump ka kërkuar një tjetër masë lehtësuese për të parandaluar pasojën ekonomike që mund të sjellë pandemia e koronavirusit.

Në një konferencë të martën, sekretari Steven Mnuchin tha se dëshiron që Kongresi të aprovojë 250 miliardë dollarë për biznesin e vogël në programin lehtësues që do të sjellë të premten.

Në një postim në Twitter, Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, njoftoi se e ka konsultuar propozimin me udhëheqësit e Kongresit.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, tha se fondet shtesë do të plotësonin masat stimuluese ekonomike për bizneset e vogla që kanë pezulluar aktivitetin për shkak të pandemisë së koronavirusit. /a.m/noa.al