Transmetuar më 08-04-2020, 09:03

Kina do të përballet me dy rreziqe të mëdha teksa përpiqet të shpëtojë nga kriza e koronavirusit, thotë Komisioni i Shëndetit në vend.

Autoritetet i kanë bërë thirrje zyrtarëve që të monitorojnë për infeksione të reja dhe për shpërthime rajonale, të cilat mund të shkaktohen nga persona që vijnë nga vendet e tjera ose pacientë që nuk shfaqin shenja.

Ditën e djeshme, Kina nuk regjistroi asnjë viktimë nga Covid-19, për herë të parë që prej shpërthimit të sëmundjes që në dhjetor të vitit të kaluar.

Numri i pacientëve në gjendje kritike ra me 200 për herë të parë, njoftoi Mi Feng, zëdhënës i Komisionit të Shëndetit, raporton Daily Mail.

Ai shtoi se autoritetet që autoritetet janë ende në detyrë për të parandaluar që të rikthehet një shpërthim i dytë. Komentet e tij vijnë pasi zyrtarët në Wuhan, qendra e shpërthimit, ka hapur dyert për herë të parë pas 76 ditësh. /a.m/noa.al

Mi Feng