Transmetuar më 08-04-2020, 09:28

Presidenti i Këshillit Evropian të Kërkimit dhe shkencëtari më i lartë i BE, Mauro Ferrari dha dorëheqjen në mes të krizës së koronavirusit.

Arsyeja ishte se u zhgënjye nga përgjigja evropiane ndaj pandemisë dhe nuk arriti të bindte BE për një program më të gjerë për të luftuar sëmundjen.

Bazuar në një deklaratë të tij, ‘Financial Times’ raportoi se Mauro humbi besimin tek sistemi, prandaj nuk mund të qëndronte më gjatë në detyrë.

“Mendova se në një kohë si kjo, shkencëtarët shumë më të mirë në botë duhet të pajisen me burime dhe mundësi për të luftuar pandeminë, me ilaçe të reja, vaksina të reja, mjete të reja diagnostikuese, qasje të reja dinamike të sjelljes bazuar në shkencë, për të zëvendësuar intuitat e improvizuara shpesh të liderëve politikë. E kam humbur besimin tek vetë sistemi”, shkroi ai.

Lajmin e dorëheqjes së tij e konfirmoi edhe zëdhënësi i BE-së, Johannes Bahrke pa dhënë detaje të tjera. /a.m/noa.al