Transmetuar më 08-04-2020, 09:54

Themeluesi i rrjetit social Twitter, Jack Dorsey deklaroi se do të jepte 1 miliardë dollarë nga pasuria e tij për të ndihmuar me luftën e koronavirusit.

43-vjeçari bëri disa postime në Twitter ku tha se do të transferonte paratë për koorporatën Start Small.

Në këtë situatë kur bota po përballet me një sëmundje që po merr mijëra jetë çdo ditë, Dorsey zgjodhi të dhuronte 28% të pasurisë së tij.

Themeluesi i Twitter u frymëzua nga aktori Leonardo DiCaprio për të ndihmuar në luftën me Covid-19.

Shifra e dhuruar prej tij mund të jetë më e madhja që ka dhënë një individ për lehtësimin e koronavirusit. /a.m/noa.al