Një rast tjetër me koronavirus në qytetin e Elbasanit e çon në 12 numrin e personave të infektuar.
Pasi u morën 12 tamponët e familjes, rezultoi pozitive edhe bashkëshortja e biznesmenit 46-vjeçar që u konfirmua ditën e djeshme, raporton Ora News. Rasti i fundit nuk është konfirmuar ende nga Ministria e Shëndetësisë.
Pronari i lokalit u infektua nga koronavirusi dhe dyshimet janë se infektimi ka ardhur zinxhir nga miqësia e tij me dy persona të tjerë që kanë dalë pozitivë më herët.
Paraditen e së hënës, ai shfaqi probleme të rënda shëndetësore dhe u dërgua me urgjencë në spitalin Shefqet Ndroqi, që është emërtuar Covid-2.
Sipas hetimeve të mjekëve, restoranti mund të jetë vatra më e madhe e përhapjes në qytetin e Elbasanit pasi një pjesë e madhe e të infektuarve mund të kenë patur kontakt me pronarin. /a.m/noa.al