Transmetuar më 08-04-2020, 11:33

Gjatë 10 ditëve të fundit, Shqipëria ka shënuar ulje të shtrimeve në spital të pacientëve me koronavirus në vendin tonë.

Çdo ditë raportohen raste të reja me Covid-19 në vendin tonë, por grafiku ka treguar se janë të paktë pacientët që kanë nevojë të shtrohen në spital.

Imazhi i publikuar nga kryeministri Rama tregon se deri më sot, 63 pacientë janë të hospitalizuar, prej të cilëve 56 ndodhen në QSUT dhe 7 tek “Shefqet Ndroqi”.

Gjatë epidemisë, kulmi i hospitalizimeve kanë qenë datat 27 dhe 31 mars me 79 pacientë në spital./a.m/noa.al