Transmetuar më 08-04-2020, 13:04

Edhe pesë punonjës shëndetësie të infektuar me Covid-19 janë shëruar.

Mes të shëruarve të orëve të fundit, janë një mjeke dhe katër infermierë, njoftoi Ministrja e Sëhndetësisë Ogerta Manastirliu.

Deri tani, numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruar nga koronavirusi ka arritur në 27.

Ndërkohë, numri total i të shëruarve në vend ka arritur në 154 mes të cilëve përfshihen pacientë dhe staf mjekësor.

Në Shqipëri u regjistruan 24 orët e fundit 17 raste të reja me koronavirus duke çuar në 400 numrin total të të prekurve. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, të cilët kanë gjetur vdekjen. /a.m/noa.al