Transmetuar më 08-04-2020, 13:19

Ish-boksieri Skënder Kurti nuk arriti ti mbijetonte luftës së koronavirusit. Djali i tij ka rrëfyer shenjat e para iu shfaqën me 8 mars por nuk e mendonin më të keqen.

Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur”, Renato Kurti foli me lot në sy duke thënë:

“Ishte shpirti im, shoku im i ngushtë i jetës. Ishte njeri me vlera të larta. Nuk e besoj se e kam humbur. I falënderoj të gjithë për mbështetjen. Ishte një grip, kishim edhe fëmijët të gjithë me grip. Më 8 mars ishim bashkë për të festuar festën e nënës, kishte temperaturë të lehtë, por menduam se ishte grip. Nuk e mendon njeri këtë të keqe, këtë lloj mortje. Vazhdoi me temperaturë, por s’e mendonim të keqen kurrë. Më 16 pati përkeqësim, e shtruam në spital, ku rezultoi pozitiv”.

Familjarët kërkuan ambulancën sëmundja i shkaktoi vështirësi me frymëmarrjen ish-boksierit. Renato Kurti shprehet mirënjohës për punonjësit e shëndetësisë që i qëndruan pranë babait të tij deri në momentet e fundit. /a.m/noa.al