Transmetuar më 08-04-2020, 13:29

Gjermania ka regjistruar shifrën më të lartë të viktimave brenda 24 orëve që prej shpërthimit të pandemisë.

Me 254 vdekje gjatë orëve të fundit, numri total i viktimave arrin në 1,861.

Ndërkohë janë regjistruar 4,003 raste të reja duke e çuar në 103,228 numrin total të të infektuarve.

Ekspertët kanë treguar faktin se Gjermania ka një nga përqendrimet më të larta në botë të spitaleve.

Muajin e kaluar, qeveria gjermane tha se do të dyfishonte numrin e shtretërve në rreth 56 mijë për të përballuar pandeminë. /a.m/noa.al