Transmetuar më 08-04-2020, 13:46

Koronavirusi i ka marrë jetën një infermiereje në Britani që kuronte fëmijët e sëmurë me kancer. Rebecca Mack, e cila punonte në një spital në Newcastle ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare dhe miqtë kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale.

Mikesha e ngushtë, Sarah Bredin-Kemp bëri një shkrim ku e cilësonte Rebbecën si një kokëfortë që ka ndihmuar shumë njerëz në jetën e saj.

“Becca ishte një prej shoqeve më të mira. Ajo ishte e përkushtuar, një infermiere e shkëlqyer dhe person i mahnitshëm. Ishte kutia e shërimit ndaj aksidenteve, kokëfortë dhe bënte shaka për cdo rast”, thotë Sarah, raporton TheSun.

Ndër ngushëllimet që u shprehën në rrjete sociale, disa thonin se Rebecca sapo kishte nisur jetën pasi kishte blerë një shtëpi.

Por fati donte që të sëmurej me Covid-19 dhe të largohej nga kjo botë, ndërsa të gjithë e kujtojnë për punën e palodhshme. /a.m/noa.al