Transmetuar më 08-04-2020, 14:35

Ilaçi klorokuin që është përdorur kundër malaries ka rezultuar efektiv tek pacientët e infektuar me koronavirus nuk do të përdoret nga spitalet në Suedi.

Ky vendim erdhi pasi pacientët u ankuan se shkakton dhimbje të forta koke dhe humbje të përkohshme të shikimit, raporton Daily Mail.

Mjekët në rajonin e Vastra Gotaland, pranë Stokholmit thanë se nuk do të përdorin më ilaçin e njohur si “mrekullia” nga Donald Trump.

Disa pacientë në spitale raportuan se kishin dhimbje barku, humbje të shikimit dhe migrenë për disa ditë me radhë.

Për një në 100 njerëz, klorokuin thuhet se mund të ndikojë tek zemra duke përshpejtuar apo ngadalësuar rrahjet, gjë që mund të shkaktojë atak kardiak. /a.m/noa.al