Transmetuar më 08-04-2020, 14:40

Pandemia e Covid-19 ka pezulluar punën në pjesën më të madhe të vendit, në Shqipëri dhe në mbarë botën.

Pas shqetësimeve se si do të funksionojnë veprimet nëse kartat e identifikimit kanë dalë jashtë afatit, është dhënë zgjidhja nëpërmjet printimit të certifikatës nga portali e-albania.

Kjo metodë do të konsiderohet e vlefshme deri në përfundimin e pandemisë së koronavirusit.

Kushdo që dëshiron të kryejë veprime në bankë, mjafton një aplikim për certifikatë të freskët në portalin e-albania dhe çdo gjë do të funksionojë normalisht. /a.m/noa.al