Transmetuar më 08-04-2020, 15:15

Kryeministri britanik Boris Johnson, është i shtruar në terapi intensive në St Thomas Hospital të Londrës dhe po reagon mirë ndaj trajtimeve klinike.

Përditësimi i fundit për gjendjen e Kryeministrit u bë nga një zëdhënëss i tij, duke sqaruar se momentalisht nuk është në gjendje që të punojë.

Por ai sqaroi se kreu i qeverisë është i vetëdijshëm dhe mund të kontaktojë me kë dëshiron.

Gjendja e tij mbetet klinikisht e qëndrueshme, ndonëse simptomat e koronavirusit janë prezente. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE