Transmetuar më 08-04-2020, 15:41

“Bashkimi Europian duhet të jetë në lartësinë e rolit që ka për të përballur sfidën që ka përballë në këtë fazë dhe për ta bërë duhet të ndryshojë hap nga pikëpamja politike dhe sociale”.

Janë këto fjalët e Kryeministrit italian Giuseppe Conte, në një intervistë për Osservatore Romano dhe Vatican Neës.

Më tej vijon duke thënë se, “Për gjithë ata që e kanë në zemër BE, për gjithë ata që besojnë në Europën e bashkuar, të fortë dhe solide, ky është momenti për të hedhur hapa vendimtare, duke mbështetur dhe promovuar të gjitha mjetet për rindërtimin dhe rilindjes. Nëse duam të ruajmë gjënë tonë të përbashkët, është momenti për të arsyetuar si një skuadër e vetme. Vetëm kështu mund të krahasohemi me dinjitet me aktorët e tjerë global në sfidën sociale dhe ekonomike që do të shoqërojë krizën humanitare”.

Conte shton se çdo veprim është marrë bazuar në shkencë dhe njohuri, por pranon se do të vijë momenti i pashmangshëm i përballjes me zgjedhjet e bëra.

Në këtë drejtim shton se, “Nuk do të tërhiqem duke kërkuar alibi. Por tani është momenti për të vepruar bashkë dhe është e nevojshme që të bashkëpunojmë të gjithë, kryebashkiakë dhe presidentë të rajoneve”.

Italia është vendi me numrin më të madh të viktimave nga Covid-19, ku deri më tani numërohen 17.127 të vdekur dhe 135.586 të infektuar. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE