Transmetuar më 08-04-2020, 18:09

Shënohet një rënie e lehtë e numrit të viktimave nga koronavirusi në Itali, ndonëse vijon të mbetet shteti me më shumë të vdekur qysh nga nisja e pandemisë.

Në raportin e 24 orëve të fundit në shtetin fqinj, raportohen 542 viktima. Një ditë më parë ishin 604 jetë të humbura ose 62 më shumë.

Në total shkon në 17.669 numri i të vdekurve, duke shënuar numrin më të lartë të viktimave nga të gjitha vendet e tjera të prekura.

Sakaq gjatë orëve të fundit janë shtuar 3836 raste të reja infektimesh, duke e çuar në total numrin e të prekurve në 139.422. Një ditë më parë të infektuarit e evidentuar ishin 3.039.

Harta e të prekurve në Itali:

Aktualisht në të gjithë Italinë janë 95.262 persona pozitivë me koronavirus. Që nga nisja e pandemisë, u regjistruan 139.422 raste në total. Gjjthsej janë 17.669 njerëz të vdekur. Kurse janë 26.491 të shëruar.

Rastet pozitive me korona janë 28.545 në Lombardi, 13.110 në Emilia-Romagna, 10.989 në Piemonte, 10.171 në Veneto, 5.557 në Toscana, 3.562 në Marche, 3.245 në Liguria, 3.448 në Lazio, 1.940 në Trento,  2.859 në Campania, 2.238 në Puglia, 1.415 në Friuli Venezia Giulia, 1.893 në Sicili, 1.534 në Abruzzo, 1.281 në Bolzano, 823 në Umbria, 840 në Sardenja, 755 në Kalabri, 606 në Valle d’Aosta, 270 në Basilicata e 181 në Molise.

PËRDITËSIM LIVE