Transmetuar më 08-04-2020, 18:21

Izolimi i shkaktuar nga koronavirusi ka shkaktuar gjendje të rënduar psikologjike tek i madh e i vogël.

Një vogëlush vetëm 5 vjeç në Itali, ka shpërthyer ndaj së ëmës, teksa i thotë se nuk mundet më brenda, edhe pse nëna përpiqet ta bindë.

“Nuk mund të jetoj gjithë ditën i mbyllur në shtëpi, nuk mundëm më, dua të shkoj tek parku, në pishina, në shkollë. Dua të iki nga shtëpia, jam i lodhur. Do të bëj gati valixhen dhe do iki tek gjyshi”, thotë vogëlushi në pamjet që shihni më poshtë.

Në fund të videos, djali i rraskapitur, fshihet pas perdes dhe i thotë nënës së tij që ta lërë vetëm. Videoja e vogëlushit është regjistruar në ishullin e Siçilisë.

PËRDITËSIM LIVE