Transmetuar më 08-04-2020, 18:47

Britania e Madhe vijon të trondisë me numrin e viktimave prej koronavirusit.

Ndërsa Kryeministri Boris Johnson ndodhet në terapi intensive, vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe janë shënuar 938 viktima.

Me këtë shifër shkon në 7.097 numri total i të vdekurve dhe në 60.733, numri total i të prekurve nga Covid-19.

Numri më i madh i viktimave është në Londër, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 201 të vdekur.

Gjatë orëve të fundit janë shënuar 5491 raste të reja. /a.y/noa.al

Johnson në terapi intensive, përditësimi i fundit mbi gjendjen e Kryeministrit britanik

PËRDITËSIM LIVE