Transmetuar më 08-04-2020, 19:34

Një burrë i traumatizuar nga vdekja e një pacienti me COVID-19 u bën thirrje njerëzve të qëndrojnë brenda: “Unë as një qen nuk do të kisha lënë të vdiste ashtu”

Një burrë në Britaninë e Madhe, i cili ishte i pranishëm gjatë dy orëve të fundit të jetës së një pacienti tjetër, u ka bërë një thirrje njerëzve që të mos dalin nga shtëpitë e tyre, por të qëndrojnë brenda.

Kreig Farli Xhons (Craig Farley-Jones) qëndroi për gjashtë ditë i shtruar në spital pasi ishte prekur nga virusi vdekjeprurës, raporton noa.al duke cituar Daily Mail. 43-vjeçari tashmë ndodhet në shtëpinë e tij, por ai është i traumatizuar nga kujtimet e pacientit tjetër, i cili i kishte kaluar orët e fundit të jetës së tij duke thirrur familjen.

“Unë as një qen nuk do të kisha lënë të vdiste ashtu”, tha Xhons, i cili bëri edhe një postim në rrjete sociale ku bënte thirrje njerëzve që t’i merrnin seriozisht masat e ndërmarra nga qeveria për t’u mbyllur brenda.

“Të gjithë ata që ndodheshin në atë pavijonin dukej sikur shëmbëllenin me vdekjen, por burri që ndodhej në shtratin përballë meje, i cili ishte afro 65 apo 70 vjeç, ishte më i qetë dhe fliste në fillim, pavarësisht se ishte me oksigjen. Por më vonë, gjatë asaj dite, unë pashë se si ai kishte shumë vështirësi në frymëmarrje dhe filloi ta kapte paniku. I dhanë diçka për ta qetësuar, por ai po thërriste fëmijët e tij. Këta të fundit të paktën arritën të vinin me veshje mbrojtëse duke i dhënë lamtumirën babait të tyre, por ai jetoi edhe disa orë pasi u nda me ta. Ato dy orë të fundit nuk do t’i harroj kurrë sa të jem gjallë”, tha ish pacienti 43-vjeçar. /e.i/noa.al/

Craig Farley-Jones (pictured) spent six days in Tameside General Hospital last week as he battled Covid-19Pictured: Craig Farley-JonesMr Farley-Jones (pictured) has told of his horrific experience being hospitalised with Covid-19The company director (pictured) shared a heartfelt social media post reminding people to take the UK's lockdown seriously