Transmetuar më 08-04-2020, 18:57

Një fizioterapistja e re, me emrin Viviane Albuquerque, 33 vjeçe, u dërgua me urgjencë në Spitalin “Unimed” të qytetit Recife, Brazil, pasi shfaqi simptomat e para të COVID-19.

Asaj iu konfirmua nga mjekët që ishte mbartëse e virusit dhe u transferua në njësinë e kujdesit intensive, pasi gjendja e saj paraqitej kritike, për shkak të shtatzënisë.

Gjendja e 33-vjeçares u përkeqësua pas dy ditësh dhe mjekët e vendosën në intubim, ndërsa një ditë më pas, mjekët vendosën që ajo t’i nënshtrohej një ndërhyrje çezariane për të sjellë në jetë fëmijën.

Foshnja u lind me sukses, por Viviane, nuk arriti të “mposhte” dot sëmundjen dhe ndërroi jetë një ditë më vonë.

Ndërkaq, partneri i saj Erik Silba, u shpreh se fëmija i tyre aktualisht ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv, në një gjendje të qëndrueshme.

“Ajo ishte shumë punëtorë dhe po frekuentonte fakultetin e saj të dytë në degën e drejtësisë. Ajo ishte një person i shkëlqyer. Djalit të porsalindur i vendosa emrin Erik dhe falë zotit ai po shërohet”, u shpreh Erik.

PËRDITËSIM LIVE