Transmetuar më 08-04-2020, 19:30

“Vijojmë që të rekomandojmë maska vetëm për punonjësit e shëndetësisë dhe të infektuarit. Nëse keni shtesë dhurojini për vendet ku mjekët dhe infermierët nuk kanë”.

Është kjo deklarata e bërë nga Dorit Nitzan, koordinatori i emergjencave shëndetësore në Organizatën Botërore të Shëndetësisë për rajonin e Europës.

Ai shtoi se maskat bëjnë pjesë në një strategji të hartuar dhe nuk janë e vetmja masë mbrojtjeje, pasi kryesorja është higjiena.

“Sa më shumë njerëz ta mbajnë duke menduar se janë të mbrojtur, kontribuojnë në përhapjen e virusit”, deklaron Nitzan.

Në të gjithë botën deri më tani ka shkuar në 86.750 numri i viktimave, ndërsa i të infektuarve në 1.478.603. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE