Transmetuar më 08-04-2020, 20:12

Ish drejtori i përgjithshëm i kompanisë farmaceutike “Pharma Bro”, Martin Shkreli, i cili aktualisht po vuan një dënim me burg, ka kërkuar që të lirohet në mënyrë që të japë ndihmesën e tij për trajtimin e koronavirusit. Kjo u njoftua nga avokatët e tij këtë të martë, raporton Yahoo News, që citohet nga noa.al.

Avokati i ekipit të mbrojtjes ligjore të Shkrelit, Ben Brafman, tha se do të bënte kërkesë në gjykatë në mënyrë që autoritetet federale ta lironin Shkrelin për një periudhë tremujore në mënyrë që të punonte nën masa të rrepta mbikëqyrjeje.

Klienti i tij, i cili njihet për vendosje të çmimeve stratosferike të ilaçeve, aktualisht qëndron në një burg të sigurisë së ulët në Alenud, Pensilvani.

“Unë e kam thënë gjithmonë se nëse Martini lihet në një laborator, ai mund të ndihmojë edhe me kurimin e kancerit. Ndoshta në këtë rast, ai mund ta ndihmojë komunitetin shkencor për ta kuptuar më mirë këtë virus të tmerrshëm”, tha Brafman në një deklaratë për shtyp. Sipas tij, është koha që shqiptari Martin Shkreli të dalë nga burgu dhe të bëjë një tjetër zbulim të jashtëzakonshëm në kuirën dhe vaksinën për koronavirusin.

Kush është Martin Shkreli

Martin Shkreli është shqiptari që mori shumë kritika në SHBA, pas rritjes së çmimit të një ilaçi, ndërsa tani ndodhet në proces gjyqësor, i akuzuar për mashtrim. Ai e çoi çmimin në 750 dollarë, nga 13.50 që ishte më parë, për një bar kundër AIDS. Për këtë arsye, ai është cilësuar si njeriu më i urryer në Amerikë.

Shkreli u shpall fajtor për mashtrim të investitorëve në dy fonde financiare që ai administronte./e.i/noa.al

PËRDITËSIM LIVE