Transmetuar më 08-04-2020, 20:30

Nga 1417 viktima që u shënuan një ditë më parë, Franca shënon një rënie të ndjeshme të numrit të të vdekurve.

Në 24 orët e fundit, raportohet se në Francë kanë gjetur vdekjen nga koronavirusi, 541 persona.

Me këto shifra në total numri i viktimave në këtë shtet shkon në 10.869.

Sakaq në orët e fundit janë shtuar 3881 raste të reja, duke e çuar numrin e të infektuarve në 112.950.

Aktualisht në terapi intensive ndodhen 7148 pacientë. /a.y/noa.al

PËRDITËSIM LIVE