Transmetuar më 08-04-2020, 20:29

“Ajo që po bëjmë tani nuk po funksionon dhe kësisoj, duhet të kërkojmë një zgjidhje tjetër”, i tha Yahoo News-it dr. Pol Marik (Paul Marik)

Në SHBA, administratorë spitalesh, mjekë dhe zyrtarë të sektorit publik po kërkojnë vënien në dispozicion të më shumë ventilatorëve, ndërkohë që përhapja e koronavirusit po bën që një numër i lartë pacientësh të varen nga këto pajisje që furnizon mushkëritë e tyre me oksigjen.

Në Nju Jork, ku është dhe epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në SHBA, guvernatori Andrju Kuomo (Andrew Cuomo) po bën përpjekje kolosale për të siguruar sa më shumë ventilatorë, ndërkohë që zyrtarë të shteteve të tjera kanë filluar të nxjerrin udhëzime për përdorimin e ventilatorëve me radhë në rast mungesash të tyre.

Por ndërkohë që spitalet dhe personeli mjekësor përballet me këtë realitet të trishtueshëm, disa mjekë kanë vënë në pikëpyetje mënyrën se si ventilatorët po përdoren te pacientët me koronavirus dhe nëse ky përdorim mund të jetë duke u bërë atyre më shumë dëm sesa mirë.

“Ajo që po bëjmë tani nuk po funksionon dhe kësisoj, duhet të kërkojmë një zgjidhje tjetër”, i tha Yahoo News-it dr. Pol Marik (Paul Marik). Raportet për bilancet ditore në SHBA dhe Europë kanë treguar këto javë se shumica e të intubuarve nuk dalin më të gjallë.

Dr. Marik po promovon një trajtim të tijin që konsiston në një ndërthurje të kortikosteroideve dhe një doze të lartë të vitaminës C, si një terapi e vijës së parë për pacientët që shtrohen në spital me COVID-19.

A ventilator at an emergency field hospital in New York City’s Central Park on March 31. (Misha Friedman/Getty Images)

Ky lloj trajtimi ende nuk është testuar, por sipas teorisë së Marik, shkaku i vdekjes së një numri të lartë pacientësh me COVID-19, veçanërisht të të rinjve, ka të bëjë me një inflamacion të rëndë të mushkërive që vjen si pasojë e një reagimi mjaft të fuqishëm të sistemit imunitar.

Duke administruar ilaçe anti-inflamatore më parë dhe rregullisht pas shtrimit të një pacienti në spital, Mariku beson se kjo gjë mund ta parandalojë këtë lloj komplikacioni. /e.i/noa.al/

PËRDITËSIM LIVE