Transmetuar më 08-04-2020, 21:55

Infektohen me koronavirus 5 zyrtarë të burgut të Mitrovicës në Kosovë.

Lajmi bëhet i ditur për mediat vendase nga Drejtori i Burgjeve të Kosovës, Nehat Thaçi.

Pasi dy nga zyrtaret shfaqën simptoma, u kryen analizat e mbi 20 zyrtarëve të tjerë me të cilët këta dy të prekur besohet se kishin kontakt dhe ku pesë dolën pozitivë.

Po ashtu Nehat Thaçi ka treguar se asnjë nga të burgosurit në Kosovë nuk është i infektuar me koronavirus, deri më tani.

“Shërbimi korrektues i ka drejtuar së paku 3 kërkesa tek gjykatat për të liruar disa të sëmurë kronikë në këtë kohë, por përgjigja nga gjykatat ka qenë negative dhe kjo për shkak se ligjet në fuqi nuk parashohin pezullim apo falje në situata të tilla”, ka thënë Thaçi.

Në Kosovë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social./a.k/noa.al/