Transmetuar më 09-04-2020, 18:01

Shënohet rasti i parë ku ngrihen akuza për një person në hapësirë, megjithatë, akuzat rezultojnë të rreme

Anne McClain of NASA and Oleg Kononenko of Roscosmos

Pretendimi se një astronaute hyri pa leje në llogarinë bankare të gruas së saj rezultoi i pavërtetë në rastin e parë penal të shënuar ndonjëherë në histori ku akuzohet një person që ndodhet në Hapësirë.

Prokurorë amerikanë thanë sot se Samer Uorden i gënjeu autoritetet federale kur u tha se gruaja e saj, astronautja e NASA-s Ana Meklein (Anne McClain) kishte hyrë pa leje në llogarinë e saj bankare dy herë që në janar të vitit 2019 teksa punonte në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, raporton noa.al duke cituar CNN.

Uordeni u akuzua për deklarata të rreme ndaj autoriteteve federale, ndërkohë që çifti gjatë kohës të cilës i përkasin akuzat e rreme po kryente procedurat e divorcit.

Meklein u tha hetuesve se kishte hyrë në llogarinë bankare të gruas së saj gjatë misionit gjashtë mujor në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

Uordeni i kishte dhënë Mekleinit të gjitha informacionet e hyrjes në llogarinë bankare dhe leja e Mekleinit për të hyrë në llogari nuk ishte anuluar gjatë datave në të cilat ajo kishte hyrë. /e.i/noa.al/

female astronaut anne mcclain son spacesuit nasa 05 edited