Transmetuar më 13-04-2020, 15:00

Viktima e tetë nga koronavirusi është shënuar sot në Kosovë.

Një grua nga Istogu, e cila kishte sëmundje të tjera shoqëruese e humbi betejën me sëmundjen.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se:

"Në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ka përfunduar me vdekje pacientja S.K. (1981) nga Komuna e Istogut, e transferuar në këtë klinikë me datë 12 prill, nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe njëherësh e diagnostikuar me Covid 19."

Deri tani, Kosova ka regjistruar gjithsej 362 raste me koronavirus, ndërkohë që 59 pacientë janë shëruar.