Transmetuar më 13-04-2020, 20:29

Presidenti amerikan, Donald Tramp do të fillojë shfrytëzimin e Hënës për minerale

Kohët e fundit, presidenti amerikan firmosi një urdhër ekzekutiv, ku Shteteve të Bashkuara të Amerikës u jepet e drejta të eksplorojnë dhe të shfrytëzojnë burime të hapësirës.

Sipas BBC, në urdhër gjithashtu thuhet se SHBA nuk e sheh hapësirën si një zonë e përbashkët për burime dhe se nuk ka nevojë për marrëveshje ndërkombëtare për të filluar punën.

Por pse kërkon kreu i Shtëpisë së Bardhë që ta shfrytëzojë hapësirën? Cilat janë përfitimet?

Sipas Sara Krudas (Sarah Cruddas), një gazetare e rubrikës së hapësirës, shfrytëzimi i Hënës do t’i ndihmojë njerëzit që të shkojë më larg  në hapësirë. Ajo shton se Hëna mund të kthehet në “një pikë karburanti ndërgalaktike”, sepse ka burimet e nevojshme për karburantin e raketave, siç është hidrogjeni dhe oksigjeni.

Të kesh një stacion karburanti në hapësirë do të thotë që anijet mund të udhëtojnë më larg në hapësirë.

Profesor Benxhamin Sovakul (Benjamin Sovacool) thotë se bota po lëviz drejt burimeve të energjisë së rinovueshme për shkak të ndryshimeve klimaterike dhe se këto burime janë të nevojshme.

Sipas profesorit, shfrytëzimi i më shumë materialeve hapësinore mund të ndihmojë për të ndërtuar gjëra të tilla si makina elektrike, të cilat do të jenë të dobishme për ambientin në terma afatgjatë. /e.i.noa.al/

Presidenti Tramp firmos Dekretin: Hënën dhe planetin Mars do t’i shfrytëzojnë SHBA