Transmetuar më 19-04-2020, 08:06

Besimtarët ortodoksë festojnë sot ditën e ngjalljes së Krishtit, por krejt ndryshe nga çdo vit tjetër për shkak të emergjencës së koronavirusit.

Në meshën e Pashkëve të mbajtur në mesnatë, e mbyllur për besimtarët, kryepeshkopi Anastas Janullatos nuk la pa përmendur edhe epideminë.

Ai tha se virusi nuk duhet të na frikësojë dhe gjunjëzojë, duke shprehur besimin se e keqja do të mposhtet.

“Ne nuk duhet të lejojmë që COVID-19 të na gjunjëzojë, por të mbështesim njëri-tjetrin me fjalë dhe veprime të thjeshta. Nuk duhet të kufizohemi vetëm duke mbështetur familjen tonë, por ta zgjerojmë edhe te miqtë si afër dhe larg nesh. Sivjet le të transmetojmë dritën e shpresës dhe të mospasjes frikë në mungesë të dritës nga një llambadar tek tjetri”, tha Janullatos në mesazhin e tij. /a.y/noa.al