Transmetuar më 20-04-2020, 23:20

Largimi nga jeta e aktorit shqiptar, Rikard Ljarja, ka pikëlluar shumë shqiptarë dhe artistë, një prej tyre edhe këngëtari shkodran, Sidrit Bejleri.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bejjleri shkruan:

“Po ikin yjet që na rritën me artin e tyre… Zoti të pastë në mëshirën e vet Rikard Ljarja”.

Rikard Ljarja u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare.

Aktori prej 3 muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk dilte nga shtëpia prej kohësh.

Ai ishte bashkëshorti i aktores po të njohur shqiptare Marjeta Ljarja./a.k/noa.al/