Transmetuar më 21-04-2020, 14:49

Një paciente shtatzënë nga Kosova ndërroi jetë mëngjesin e sotëm nga koronavirusi. Si pasojë, nuk arriti të mbijetonte as foshnja që mbante në bark.

Pas vetes, gruaja ka lënë bashkëshortin me dy fëmijë të tjerë. Infektologu Valbon Krasniqi ka folur për gjendjen e saj shëndetësore duke thënë:

“Ajo ka ardhur në Klinikë me datën 15. Prej momentit që ka ardhur ka qenë në gjendje kritike. Për pesë ditë ajo ka qenë në kujdes të plotë nga infektologët. Krahas kësaj kanë qenë në konsultime të vazhdueshme edhe specialistët e Gjinekologjisë”.

Krasniqi nuk dha detaje shtesë nëse e ndjera ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese./noa.al