Transmetuar më 21-04-2020, 20:49

Mesditën e sotme u përcoll në banesën e fundit në Shkodër, aktori i njohur Rikard Ljarja.

Për shkak të emergjencës së koronavirusit të pranishmit në lamtumirën e fundit ishin të paktë.

E shoqja e të ndjerit, aktorja Marjeta Ljarja ka thënë disa fjalë prekëse për mënyrën e përcjelljes në banesën e fundit.

“Nuk kam pishman që është një përcjellje kaq e thjeshtë, por është shumë shpirtërore. Mesazhet janë pafund që kanë dalluar pjesën njerëzore, pjesën e mirë të Rikardit, jo thjesht pjesën e ekranit. Ju falënderoj me shpirt që e thyet këtë vështirësi dhe jeni këtu me ne sot. Është shumë më e bukur, kaq thjeshtë, më njerëzore. Faleminderit të gjithëve”, tha aktorja”, tha ajo mes lotësh. /a.y/noa.al

Pengu i fundit i Rikard Ljarjas, përlotet miku i tij: Më tha shkruaje ti, se unë nuk mundem

Përcillet për në banesën e fundit Rikard Ljarja, nuk mungojnë përqafimet mes familjarëve

Fjalët prekëse të shkrimtarit: Rikard Ljarja, më ftove dëshmitar në martesë, sot mungoj në mortin tënd