Transmetuar më 30-04-2020, 17:17

Pak orë pasi Presidenti i Kosovës mandatoi Abdullah Hotin si Kryeministrin e ri të vendit, Lëvizja Vetëvendosje e ka dërguar vendimin në Gjykatën Kushtetuese.

Mediat në Kosovë shkruajnë se lajmin e ka konfirmuar ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Kjo lëvizje e Vetëvendosjes ishte paralajmëruar edhe më herët, ndërsa për këtë çështje do të kërkojë edhe interpretimin e Komisionit të Venecias.

Ditën e sotme, Thaçi përmes një konferencë për mediat ka thënë se ka dekretuar Avdullah Hotin Kryeministër të Kosovës.

Edhe pse në kohë pandemie, politika e Kosovës nuk ka gjetur qetësi as në këtë periudhë. /k.k/noa.al/