Transmetuar më 02-05-2020, 13:09

Teksa Kosova vijon të mos e ketë qeverinë e re, Kryeministri në detyrë Albin Kurti, i drejtohet për opinion Komisionit të Venecias.

Në kërkesën e tij, Kurti kërkon mendim lidhur me kompetencat e Presidentit të Kosovës, për propozimin e mandatarit për Kryeministër dhe shpërndarjen e Parlamentit.

Në lidhje me situatën e krijuar në Kosovë, sipas Kurtit, një opinion nga Komisioni i Venecias do të shërbente në forcimin e demokracisë dhe të së drejtës kushtetuese

“Një vlerësim nga Komisioni do të kishte vlerë substanciale jo vetëm për Kosovën, por gjithashtu në mënyrë më të përgjithshme edhe për praktikën kushtetuese në të gjitha shtetet anëtare në Komision", thuhet në deklaratën zyrtare.

Kjo është hera e parë që Kosova dërgon kërkesë për opinion në Komisionin e Venecias, në lidhje me raportin e institucioneve kushtetuese dhe kompetencat e tyre. /a.y/noa.al